image Motrat e famshme Kardashian-Jenner vishen si nëna e tyre Kris për nder të ditëlindjes së saj të 68-të

Bota e Yjeve

Motrat e famshme Kardashian-Jenner vishen si nëna e tyre Kris për nder të ditëlindjes së saj të 68-të

news image

Motrat Kardashian-Jenner festuan ditëlindjen e 68-të të nënës së tyre Kris Jenner në një mënyrë shumë unike.

Kim, Kourtney, Khloe dhe Kylie të gjitha u veshën si nëna e tyre në periudha të ndryshme të jetës së saj, duke u shfaqur me një shumëllojshmëri të kostumeve të saj më të famshme, ndërsa ishin të pranishëm në darkën e ditëlindjes të premten (4 nëntor)

Kim dukej fantastike me një fustan jeshil smeraldi teksa imitoi pamjen e Kris nga një kartolinë e vjetër e Krishtlindjeve dhe kërkoi që vajza e saj nëntë vjeçare North gjithashtu të merrte pjesë në festen e Kris.

Ylli televiziv ndau klipe të festimeve në Instagram, duke treguar veshjen e saj të ndritshme në një pasqyrë të banjës.

Ish-gruaja e Kanye West i mbuloi flokët bionde platini me një paruke të shkurtër të zezë për të imituar modelin e flokëve të Kris.

Themeluesja e “Skims” përshtati fustanin e mbrëmjes me një jakë të bardhë dhe një papion të zi.

Vajza e saj North e kopjoi gjyshen e saj në një pamje krejt të zezë për të emituar një veshje ‘të përditshme të Kris’ teksa mbante edhe një çantë Birkin.

North gjithashtu tregoi transformimin e saj të jashtëzakonshëm në një video të shpërndarë në llogarinë e saj TikTok.

Ndërkohë, Kylie, tregoi figurën e saj të mrekullueshme pas lindjes me një fustan të zi me rrip.

Ashtu si Kim, ajo vendosi një parukë të shkurtër të zezë dhe e kombinoi pamjen e saj me një palë syze me nuanca të zeza.

Kourtney ndërkaq veshi tuta sportive ngjyrë rozë me të bardhë, këpucë të bardha dhe kishte një aparat fotografik të modës të modelit të vjetër në dorë, duke imituar Kris si nëna e Regina George në videon “Thank U, Next Music” të Ariana Grande.

Ndërsa, dukja e Khloes erdhi nga një foto virale e Krisit e shpërndarë fillimisht nga Kim në Instagramin e saj, ku ajo kishte veshur një kostum me lule, të shoqëruar me një pallto të bardhë leshi, çizme të kuqe dhe një çantë Birkin të kuqe prej lëkure.

Në foton epike, nëna e famshme mbante një gotë martini dhe syze e dielli.

Khloe gjithashtu ndau një klip të nënës së saj duke kënduar teksa ajo shijonte festën e saj me pak karaoke.

Biznesmenja dukej përrallore si kurrë më parë me një fustan të zi të gjatë me kopsa dhe me një të çarë përpara në këmbë, të cilin e kombinoi me shtresa perlash sipër.

/GazetaSinjali/