Dhuna në familje është njëra nga dukuritë që ndodhë e raportohet më së shpeshti në vendin tonë. Ndërkaq viktimat e kësaj dhune janë gratë, motrat, vëllezërit, prindërit, por dhe burrat që rrahën nga familjarët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në Prishtinë, ku Policia ka arrestuar një femër pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e saj.
Policia ka njoftuar se sipas familjarëve e dyshuara ka probleme psikike dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Rasti në polici po hetohet si “Dhunë në familje”.