Familja e kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është e shqetësuar për sigurinë e tij.
Këtë frikë, motrës së tij, Zenije Jasharaj-Rugovës, ia shkaktuan reagimet e fundit kundër kryesindikalistit të arsimit, që ka organizuar grevë që nga 25 gushti.
Kjo ndjenjë e familjes Jasharaj u shtua nga sulmi që ndaj Rrahmanit ndodhi ditë më parë në një shkollë të Prishtinës. Në këso rrethana acaruese, këta duan një takim mes kreut të sindikatës e kryeministrit Albin Kurti.
Me këtë të fundit kanë edhe një histori, meqë Ukshin Jasharaj thotë se me vëllanë Rrahmanin e kishin shpëtuar nga një arrestim në Pejë. E motra ka edhe një porosi për Rrahman Jasharajn, që ta ruajë vetën. /KlanKosova