Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Elena Ora, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.
Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Elena, e cila njëherësh është edhe menaxherja e Ritës, shihet duke shijuar plazhin në jug të Shqipërisë.
Madje gjatë mbrëmjes ajo mori pjesë në një koncert e këngëtares Dafina Zeqiri.
Nga videot që Elena ndau me ndjekësit, la të kuptohet se ishte tejet e kënaqur nga performanca e Dafinës dhe se ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.
Ndërkohë edhe prindërit e Ritës, Vera dhe Besnik Ora, gjatë këtyre ditëve kanë vizituar trevat shqiptare, të cilët fillimisht ishin për pushime në Ulqin, gjersa më pas u kthyen në shtëpinë e tyre, në Prishtinë.