Pamje që të rrëqethin mishin janë të gjitha ato që shohim pas tërmetit të 26 nëntort.
Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni, 15 vjeçe, ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.
Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.
Vogëlushi, ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.
Shpesh ai pyet nëse motra gjendet në ndonjërën nga dhomat e spitalit.