image Motori i veturës 'fluturon' në rrugë, pamje nga aksidenti i tmerrshëm në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Motori i veturës ‘fluturon’ në rrugë, pamje nga aksidenti i tmerrshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Një aksident i tmerrshëm me shumë dëme materiale por për fat pa pasoja në njerëz ka ndodhur rreth orës 13:00 mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova” në zonën e Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Gazetën Sinjali se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 7 persona.

“Mund të konfirmojmë se, pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet në rrugë motori i veturës së aksidentuar. Gjithashtu vërehen pjesë tjera të automjetit.

Automjeti i përfshirë në aksident është dëmtuar tmerrësisht në pjesën e përparme. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka rastisur të jetë dëshmitar i kësaj ngjarjeje, ka treguar se i kanë nxjerrë të gjallë nga vetura 5 anëtarët e një familjeje. /Gazeta Sinjali