image Motoçiklistja goditet nga një veturë në Gjakovë, dërgohet në spital

Siguri

Motoçiklistja goditet nga një veturë në Gjakovë, dërgohet në spital

news image

Një motoçikliste ka marrë lëndime trupore, pasi që e njëjta është goditur nga një veturë sot në mesditë në rrugën “Martirët Qerezi” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçiklet.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, për shkak të lëndimeve të rënda ka pësuar thyerje të dorës së majtë.

Deri te aksidenti është ardhë deri sa ngasësi I automjetit VW Touran ishte duke lëvizur përgjatë rrugës “Mic Sokoli” dhe kur arrin ne udhëkryq me rrugën “Martiret Qerezi” nuk e respekton shenjen e trafikut (kryqëzim me rrugë me përparësi kalimi) dhe goditet nga motoçikleta në pjesën anësore të krahut të djathtë. Si pasoj e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale ndërsa lëndime trupore pëson motoqiklistja”, tha Xhurkaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

/GazetaSinjali/