Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë rrëzë maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare./Gazeta Sinjali/