Fundjava sjell mot vjeshtor, me shi dhe rënie të temperaturave.
Shi parashikohet të bie edhe në fillim të javës së ardhshme.
Datat:
26.09 – Herët në mëngjes shi me bubullima. Ditën më freskët dhe me erë, me mot të ndryshueshëm, mundësi për reshje lokale shiu.
27.09 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje më vonë sërish priten mundësi për të reshura.
28.09 – Kryesisht me vransira, paradite me intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje shi.
29.09 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. Pasdite më vonë reshjet pritet të pushojnë. /Gazeta Sinjali/