image Moti përgjatë javës në Kosovë

Kosovë

Moti përgjatë javës në Kosovë

news image

Prishtina Weather ka njoftuar se si do të mbajë moti në javën e dytë të muajit mars, shkruan Gazeta Sinjali.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën më butë kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat shtohen, e vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.

9.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohë pas kohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.

10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intensitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.

11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

12.03 – Kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.

Derisa të hënën temperaturat shënojnë rritje, nga e marta sërish në rënie, me tendencë të rritjes sërish nga dita e enjte.  Minimalet nga 1C, ditën e martë, zbresin edhe deri në -5C ditën e enjte.  Maksimalet nga 11C, ditën e hënë, zbresin deri në 3C ditën e mërkurë, e të premten sërish rriten në 11C”, njofton PW.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, së pari nga jugperëndimi e më pas nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes./Gazeta Sinjali/