image Moti për sot dhe tri ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi/ Moti për sot dhe tri ditët e ardhshme

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, stabil dhe i ngrohtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme dhe do të sillën nga 20 deri në 24 gradë Celsius në nivel vendi.

17.04 – Në mëngjes vransira kalimtare. Ditën kryesisht me diell dhe ngrohtë.

18.04-19.04 – Në fundjavë mot i ngrohtë, kryesisht me diell, e ditën e diel edhe me vransira, kryesisht të shtresave të larta.

20.04 – Më freskët, kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu. /Gazeta Sinjali/