Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas këtij instituti të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.
Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike.
Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. /Gazeta Sinjali/