Të dielën në vend parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Sipas këtij institutit, nesër do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s, në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin, kryesisht në veri të Dukagjinit shpejtësia e erës do të arrijë mbi 13m/s/Gazeta Sinjali/