image Moti për nesër dhe ditët në vijim

Kosovë

Moti për nesër dhe ditët në vijim

news image

“Prishtina Weather” parashikon mot më të butë në javën e parë të nëntorit, kryesisht me vranësira, herë herë me mundësi edhe reshje të dobëta shiu.

Pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, mbrëmjen e së martës dhe nga dita e enjte.  Prej ditës së enjte dhe premte depërtimi i masave më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të zbres temperaturat lehtë nën vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të shkuara zbriti edhe në vlera të mira, e ditëve të para të javës në vijim do të luhatet përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe do të përkeqësohet edhe në vlera të pashëndetshme.

Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim:

2.11 – Mot i butë.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vranësira.  Orëve të mbrëmjes me mundësi për reshje të dobëta shiu.

3.11 – Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta shiu. Ditën mot i butë, kryesisht me vranësira.

4.11 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë, vranësirat do të shtohen.

5.11 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

6.11 – Kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 10C, e ato maksimale nga 17C deri 19C, e prej së enjtes zbresin në 14C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare, të hënën nga jugperëndimi 1-7m/s, e ditëve tjera nga krahu verior 1-6m/s.

Shtypja atmosferike mbet mbi vlera normale, me tendencë të rritjes. /Gazeta Sinjali/