image Moti për këtë fundjavë: Borë, shi e ftohtë

Kosovë

Moti për këtë fundjavë: Borë, shi e ftohtë

news image

Moti me të reshura do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të fundjavës. Sot priten të bie shi, derisa nesër do të bie edhe borë.

Java e ardhshme po pritet të karakterizohet nga mot më i ftohtë.  Fillimisht të hënën kryesisht me vranësira, me mundësi për reshje të dobëta bore kohë pas kohe, të martën e mërkurën me vranësira e intervale me diell.

Moti me reshje dhe fuqizim të erës në ditët e fundjavës, do të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit mund të shënoj përmirësim, ku indeksi do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë edhe në të mira.  Nga e diela mbrëma, gjatë periudhave të qetësisë, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që shtyn indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

11.12 – Kryesisht vranët dhe me shi, e paradite edhe me erë. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë. Në vise malore priten reshje të dendura bore.

12.12 – Më ftohtë, vranët e kohë pas kohe priten edhe reshje bore. Në vise të ulëta nga Dukagjini reshje shiu.

13.12 – Kryesisht me vranësira e ftohtë. Paradite mundësi për reshje të dobëta bore.

14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira.

15.12 – Ftohtë, me vranësira e diell.  Në mëngjes ngrica.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në 0C të dielen, e deri të mërkurën edhe në -5C.  Maksimalet pas rënies ditën e diele, do të luhaten ndërmjet 0C e 2C.

Të shtunën era frynë nga juglindja edhe mesatarisht e fuqishme, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin nga krahu verior, e nga e diela frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies ditën e shtunë, më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale. /GazetaSinjali/