Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, shkruan Gazeta Sinjali.
Moti në këto kushte do të mbajë kryesisht me diell teksa vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rrëzë maleve, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
Ndërsa, në javën e ardhshme parashihet të ketë reshje /Gazeta Sinjali/