image Moti i ligë, 14 të vdekur brenda një muaji në Evropë

Botë

Botë/ Moti i ligë, 14 të vdekur brenda një muaji në Evropë

news image

Një grua me origjinë nga Koreja e Jugut humbi jetën si pasojë e rënies së disa materialeve nga një ndërtesë në Madrid, ndërkohë që një sërfist gjerman u mbyt në brigjet e Spanjës.

Kushtet e këqija atmosferike që kanë përfshirë Evropën kanë shkaktuar disa vdekje në Francë dhe Spanjë, por qeveritë i druhen përkeqësimit të tyre teksa parashikohet afrimi i një stuhie edhe më të fortë.

Era e fortë në Madrid shkëputi nga një ndërtesë disa copëza metalike të cilat i morën jetën 32 vjeçares nga Koreja.

Pallati është ndërtuar në 2015 dhe nuk ka pasur kurrë probleme të tilla. Në anën tjetër një 60 vjeçar u mbyt teksa bënte sërf në provincën e Huelva ndërsa një person tjetër rezulton i humbur pasi ra nga bordi i një anije që lundronte në brigjet juglindore të Francës.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta që kanë përfshirë Cote d’Azur dhe Corsica kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave gjatë muajit të fundit. Ndërsa aeroporti i Corsica, Ajaccio është mbyllur si pasojë e përmbytjeve.

Një tjetër stuhi ka goditur Galicia në Spanjë ku është regjistruar një shpejtësi e erës prej 140 km/h. /Gazeta Sinjali/