Moti i paqëndrueshëm ka zvogëluar fluksin e veturave që shkojnë nga Kosova drejt Shqipërisë.
Numri i automjeteve që e kaluan Morinën ditën e sotme ka qenë më i ulët se një fundjavë më parë, ndikuar kjo edhe nga rritja e shifrave të të infektuarve me COVID-19 në të dy shtetet.
Pavarësisht kësaj, krijimi i radhëve në këtë doganë ka qenë i pashmangshëm. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, policia kufitare po punon me gjashtë sportele.
Qytetarët thonë se procedura e kalimit të kufirit është përshpejtuar këtë vit, pavarësisht kontrollit të temperaturës për çdo individ.
Gjithsesi vrehet një pasiguri për shkak të përhapjes së koronavirusit, sidomos kohëve të fundit./Gazeta Sinjali/