image "Moszbatimi i Ligjit për Paga do ta nxjerr situatën jashtë kontrollit"

Kosovë

Pezullimi/ “Moszbatimi i Ligjit për Paga do ta nxjerr situatën jashtë kontrollit”

news image

Gjykata Kushtetuese ka miratuar përkohësisht kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të Ligjit për Paga. Kjo masë do të zgjasë deri më 30 mars të vitit 2020. Por ky vendim ka ngjallur reagime te punëtorët shëndetësorë, të arsimit dhe të Policisë së Kosovës.

Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla, ka thënë për EO se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga, shkel të drejtat e punëtorëve.

Ai ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë të implementohet Ligji për Pagat.

“Shpresoj që nëse ka pak drejtësi, Gjykata Kushtetuese sa ma shpejt ta largojë këtë masë pezulluese dhe të fillojë implementimi, kuptohet në ato nene në të cilat ka masë përputhshmërie ato mund të kthehen në masë amandamentimi. Në Kosovë është një situatë shumë e rëndë sociale, por ne si punëtorë jemi munduar që ta ruajmë fazën sociale’’, shtoi Syla.

Syla paralajmëron se nëse Gjykata Kushtetuese sjell një vendim për të anuluar këtë ligj, situata do të dalë prej kontrollit dhe pasojat do të jenë të paparashikuara.

‘’Skandalet në vazhdim do të dalin tek KEK- u edhe tek të tjerët. Disa sindikalist kanë rënë pre e bordeve, dhe ato borde kanë ndikuar tek Avokati i Popullit që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Është e pamundur që ta kontrollojmë situatën, nëse Gjykata Kushtetuese e sjellë një vendim që nuk është në favor të punëtorëve të shërbimeve publik. Në rastin tjetër nëse kjo ndodh atëherë situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe në si sindikalë nuk do të mund ta kontrollojmë, por përgjegjësinë për këtë do ta marrin politikëbërësit’’,  potencoi Syla.

Syla gjithashtu ka ngritur çështjen e largimit të punonjësve shëndetësorë nga Kosova, të cilët po migrojnë jashtë vendit dhe po e shohin si zgjidhje të duhur për një jetë më të mirë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 12 dhjetor të vitit të kaluar, ka vendosur që të pezullohet zbatimi i Ligjit për pagat në sektorin publik. Ligjin për paga, më 6 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese e ka dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, për siç thuhet “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën. /Gazeta Sinjali/