image Mospërfshirja në bursa, studentët e bojkotojnë mësimin, dalin në protestë

Kosovë

Ragimi/ Mospërfshirja në bursa, studentët e bojkotojnë mësimin, dalin në protestë

news image

Studentët e Fakultetit të Arteve kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar anulimin e vendimi për ndarjen e bursave, pasi ky fakultet ka mbetur jashtë vendimit për të marrë bursa nga ministria. Studentët e këtij fakulteti përmes këngëve dhe një performance nga studentët e aktrimit kanë kërkuar që edhe për ta të ndahen bursa.

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata “Reforma” kanë kërkuar që ministria të shfuqizojnë vendimin për ndarjen e bursave.

Të njëjtit kanë pasur kërkesë që të takohen me ministrin në detyrë të Arsimit Shyqiri Bytyqi, por që nuk janë pranuar në takim. Madje, studentët kanë deklaruar se janë gjuajtur me disa gjëra nga dritaret e kësaj ministrie.

Në anën tjetër, për të njëjtën arsye janë revoltuar edhe studentët e disa fakulteteve të tjera, të cilët kanë vendosur që ta bojkotojnë mësimin gjithashtu.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndarjen e bursave për Fakultetin e Bujqësi- Veterinari, FShMN, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, Fakultetin Teknik dhe Shkenca të Aplikuara.