image Moska kërkon që Beogradi të shmangë disa tubime ndërkombëtare pa praninë ruse

Rajon

Moska kërkon që Beogradi të shmangë disa tubime ndërkombëtare pa praninë ruse

news image

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, i ka shprehur pritjet e Moskës që Serbia të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse, ka raportuar media serbe “N1”.

Siç shkruan ky medium, Harchenko në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqit se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa tubime të tjera ku në fokus do të jetë Rusia.

Kharchenko, siç mëson “N1”, po ashtu ka thënë se Rusia do të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nën të njëjtin parim siç ishte përjashtuar Jugosllavia më 1992.

Në të njëjtin kontekst, ambasadori i Rusisë ka diskutuar me Daçiqin edhe për “përpjekjet për të formuar Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ukrainë”.

Po ashtu Harchenko ia ka bërë me dije Daçiqit se Moska është në dijeni për takimin e Ministrisë së Energjisë së Serbisë me ambasadorin e Ukrainës, ku është diskutuar për ta ndihmuar sistemin energjetik. Për këto kërkesa, Daçiqi ka thënë se Serbia do t’i marrë në konsideratë në frymën e marrëdhënieve miqësore.

Serbia është ndër të paktat vende në Evropë që s’i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qëkur ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të shkuar.

/GazetaSinjali/