image Moska kërcënon edhe dy shtete tjera nëse provojnë të anëtarësohen në NATO

Botë

Moska kërcënon edhe dy shtete tjera nëse provojnë të anëtarësohen në NATO

news image

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e mbrojtjes NATO do të shkaktonte një përgjigje serioze nga Moska.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë“, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Ne e konsiderojmë angazhimin e qeverisë finlandeze për një politikë ushtarake të mosangazhimit si një faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën veriore”, tha Zakharova.

/GazetaSinjali/