14 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë burra dhe 9 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grupmoshash janë viktimat.
Bazuar në infografikën e MSH-së, një prej viktimave i takon grupmoshës 30-39 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 40-49, një viktimë e grupmoshës 50-59, dy viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç, shtatë viktima të grupmoshës 70-79 vjeç dhe një viktimë është e moshës mbi 80-vjeçare.
Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Prishtinës, Ferizajit, Lipjanit, Suharekës, Klinës, Vushtrrisë, Pejës, Deçanit, Gjilanit dhe Prizrenit.