image Mosha mesatare e deputetëve të Kuvendit të Kosovës është 43-vjeçare

Politikë

Mosha mesatare e deputetëve të Kuvendit të Kosovës është 43-vjeçare

news image

43-vjeçare është mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë deputetët më të rinj, me mesatare 40-vjeçare.

Mosha mesatare e deputetëve të PDK-së është 44-vjeçare, LDK-së 46-vjeçare, kurse AAK-ja do të ketë deputetët më të vjetër, me mesatare prej 49-vjeçare.

Deputeti më i vjetër i legjislaturës së tetë është 74-vjeçari Avni Dehari nga Vetëvendosje, të cilit i takoi edhe përgjegjësia e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit, përcjell koha.

Ditën e konstituimit, Dehari kishte në krah të djathtë 24-vjeçaren Adelina Grainca nga PDK-ja, si deputetja më e re e kësaj legjislature.

Mosha mesatare e kësaj legjislature është për një vit më e re nga ajo e kaluara – që ishte 44-vjeçare. /Gazeta Sinjali/