image Mosha e gjashtë viktimave që humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mosha e gjashtë viktimave që humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, gjashtë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 2.590  persona kanë rezultuar pozitiv.

MSH ka bërë të ditur se personat që ndërruan jetë janë katër burra dhe dy gra, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se dy persona kanë ndërruar jetë mbi moshën 50 vjeçare, një person mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa dy të tjerë mbi moshën 70 vjeçare.

Kurse, një person ka humbur jetën mbi moshën 80 vjeçare Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 3.027 persona.

/GazetaSinjali/