image “Mos ta dëgjoj më atë fjalë”, Trump tregon se çfarë do t’i thoshte Putinit po të ishte President

Botë

“Mos ta dëgjoj më atë fjalë”, Trump tregon se çfarë do t’i thoshte Putinit po të ishte President

news image

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka treguar se si do të vepronte në lidhje me luftën në Ukrainë, po të ishte sot President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për britaniken “Talk TV”, zbuloi edhe se çfarë do t’i thoshte Putinit.

Vladimir Putin përdor “fjalën B”. Kështu i them unë, “fjala B”, bombës bërthamore. Ai thotë bomba bërthamore gjithë kohën. Për mua, kjo është e papranueshme, nuk duhet folur kështu. E përdor përditë”, deklaroi Trump.

“Të gjithë botën e ka zënë frika, të gjithë kanë shumë frikë. Dhe duke qenë se kanë frikë, ai e përdor gjithmonë e më shumë fjalën e tij të preferuar. Për këtë arsye po bën ato që po bën në këto momente”, shtoi ish-presidenti.

Në pyetjen se si mund të ndalet sulmi rus në Ukrainë, Trump theksoi: “Në vend që Biden të thotë “Putin ka armë bërthamore”, duhet të kuptojë që edhe ne (SHBA-ja) kemi armët më të mira. Unë do t’i thoja Putinit që kemi më shumë armë se ti. Jemi shumë, shumë më të fuqishëm se ti. Dhe atë fjalë, “bombë bërthamore”, mos e përdor më kurrë. Nëse ta dëgjoj prapë, kemi punë bashkë”.

/GazetaSinjali/