image “Mos hani ushqim kudo”, IKSHPK apel për qytetarët

Shëndetësi

“Mos hani ushqim kudo”, IKSHPK apel për qytetarët

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar qytetarët që t’i shmangen ushqimeve, të cilat mund t’iu shkaktojnë dëm shëndetit të tyre, në këtë kohë vape.

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë“, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë mish të papërpunuar teknikisht.

Sipas këtij instituti është e rëndësishme t’i largohemi ushqimeve që përmbajnë vezë të freskëta, si majoneza, sose të ndryshme.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet“, thuhet tutje nga IKSHPK.

IKSHPK këshillon qytetarët që t’i lajnë dhe thajnë duart para se të fillojnë përgatitjen e ushqimeve.

Ndërsa rekomandim tjetër, me rëndësi të madhe është edhe “mos hani ushqim kudo, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve“.

/GazetaSinjali/