image "Mos ejani të na e kërkoni votën", rruga e varrezave të dëshmorëve në Koshare e pakalueshme

Sociale

“Mos ejani të na e kërkoni votën”, rruga e varrezave të dëshmorëve në Koshare e pakalueshme

news image

Familjarët e 114 dëshmorëve që ranë në Koshare të Gjakovës gjatë luftës së fundit në Kosovë tash e një javë nuk po kanë mundësi që t’i vizitojnë varret e të rënëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Vërshimet e fundit që u shkaktuan nga të reshurat e fundit në vend bllokuan rrugën e këtij fshati që të çon te ato varreza.

Smajl Ademi tha për Gazetën Sinjali se tash e një javë ata nuk kanë mundësi që të shkojnë për vizitë te varret e dëshmorëve.

Ai tha se për këtë problem ka kontaktuar me Komunën e Gjakovës, madje edhe me qeverinë, por që thotë se askush nuk ka marrë asnjë hap për këtë problem.

“E kam lajmëru qeverinë, se lëre më Komunën, 100 herë, por askush nuk është marrë me këtë gjë”, tha ai.

Ademi u bëri apel politikanëve që të mos kërkojnë votën e këtyre familjarëve, derisa nuk kanë qenë në gjendje ta rregullojnë asnjëherë këtë rrugë./Gazeta Sinjali/