image Mos e pini më kurrë kafenë e nxehtë, ja çka thotë studimi

Shëndeti

Mos e pini më kurrë kafenë e nxehtë, ja çka thotë studimi

news image

Pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit të ezofagut, por vetëm nëse është shumë e nxehtë, sugjeron hulumtimi.

Shkencëtarët mendojnë se kjo është për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag – i njohur gjithashtu si tub ushqimor.

Kjo do të thotë, teorikisht, adhuruesit e çajit gjithashtu mund të jenë në rrezik.

Prandaj, njerëzit duhet të presin që filxhanët e tyre me kafe ose çaj të ftohen para se t’i pinë, këshillojnë ekspertët.

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën, por ka pasur studime të ndryshme rreth efekteve të saj në shëndet.

Disa studime kanë sugjeruar se pija zvogëlon shanset për t’u prekur nga kanceri, ndërsa të tjera – duke përfshirë panelin e kërkimit të kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë – kanë gjetur të kundërtën.

Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit krahasuan gjenet e 360 mijë njerëzve në Britani dhe Finlandë dhe e lidhën atë me rrezikun e zhvillimit të llojeve të kancerit. Ata  zbuluan se njerëzit që konsideroheshin gjenetikisht më të prirur për të pirë kafe, kishin gati tre herë më shumë gjasa të zhvillonin kancer të ezofogut.

“Lajmi i mirë është se pirja e kafesë nuk rrit mundësinë për të marrë shumicën e llojeve të kancerit”, tha Dr Burgess.

/GazetaSinjali/