image "Mos bëni propagandë në emrin tim", Sahatçiu futet në debat me një profil të rremë në Twitter për shkak të presidentes Osmani

Politikë

“Mos bëni propagandë në emrin tim”, Sahatçiu futet në debat me një profil të rremë në Twitter për shkak të presidentes Osmani

news image

Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e Prishtinës, e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është futur në një debat, në rrjete sociale, sa i përket mënyrës se si ajo bën politikë.

Sahatçiu, ndonëse vjen nga një parti opozitare, në pushtetin qendror, ajo nuk heziton, të përkrahë nisma e politika herë të Qeverisë Kurti, e herë të Presidentes Osmani.

Por, një profil, siq e quan vet ajo “fake”, kishte bërë një postim në Twitter, ku e falënderonte Sahatçiun për përkrahjen që i dha Presidentes, të cilën kjo e fundit e mbajti gjatë Samitit të Parisit.

Profili me emrin, Vjosa Osmani (Parody), kishte shkruar “Faleminderit Donjeta, vetem ti nga ata hajnat e UÇK-së e PDK-së, më mbështete”.

E Sahatçiu i ka reaguar këtij profili, duke thënë se ajo e përkrahë Kosovën, pa marrë parasysh se kush ështe Presidente, por se fjalën “hajn” dhe UÇK, brenda këtij konteksti e sheh si ofendim.

Statusi i plotë i Sahatçiut:

“Nuk ju kthej komente profileve fake. Por, ky tëeet propagandues është ofendim. Refuzoj të hesht kur ju përmendni fjalën “hajn” dhe “UÇK” në këtë kontekst, në emrin tim. Gjithmonë do t’a mbështes vendin tim, kushdo qoftë president/e. Ju bëni mirë të fshini këtë tweet.”

twiti
twiti