image Mori ryshfet, suspendohet nga puna inspektori tatimor i ATK-së

Detaje/ Mori ryshfet, suspendohet nga puna inspektori tatimor i ATK-së

news image

Administrata Tatimore e Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës ndaj inspektorit tatimor D.F, i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje ryshfeti.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga puna. ATK fton qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial).”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/