image Mori pjesë në trazirat e ‘Capitol Hill’, dorëzohet në FBI nga djali i tij

Botë

Mori pjesë në trazirat e ‘Capitol Hill’, dorëzohet në FBI nga djali i tij

news image

Një adoleshent po besohet se ka dorëzuar babain e tij në FBI, pasi e kuptoi se ai kishte marrë pjesë në trazirat e ‘Capitol Hill’.

Sipas Daily Mail, një 48 vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij, pasi autoritetet u njoftuan nga djali i tij 18 vjeçar, transmeton Gazeta Sinjali.

Madje për këtë djaloshi foli edhe për mediat, duke treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Unë rashë në kontakt me FBI pas trazirave të Kapitolit. Ishte obigimi im moral, të bëja atë që mendoja se do të mbronte jo vetëm familjen time, por edhe babanë tim. Dhe kjo nuk ishte vetëm sepse unë mendoj se babai im është agresiv, unë mendoj se ai është manipuluar për të menduar në atë formë”, deklaroi djaloshi.

48 vjeçari është akuzuar për pengim të drejtësisë dhe hyrje të paligjshme.

/Gazeta Sinjali/