Një polic në New Mexico të SHBA-ve ka dhënë dorëheqje pasi është publikuar një video rrëqethëse ku shihet se si ai përdor forcë të tepruar ndaj një vajze 11-vjeçare.
Arsyeja thuhet të ketë qenë se vajza kishte marrë më shumë qumësht sesa është dashur në mensën e shkollës.
Nga stacioni i policisë në Farmington kanë bërë të ditur se polici Zachary Kristensen ka dhënë dorëheqje pas fillimit të hetimeve të brendshme, për shkak të përdorimit të dhunës së tepruar ndaj vajzës në një shkollë në Mesa View.
Në pamjet e kamerës së vendosur në uniformën e policisë që është e obligueshme, shihet se si polici pas një konflikti verbal që pati vajza me drejtorin e shkollës, ia merr me forcë asaj çantën nga shpina dhe e përplasë në tokë për ta prangosur./Gazeta Sinjali/