Modelja njëherësh këngëtarja shumë e përfolur shqiptare Morena Tarkau, është prekur thellësisht nga personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit, ku si pasojë mbetën të vdekur 51 persona.
Ajo në rrjetin social Instagram, së fundmi e ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet me lot në sy, transmeton Gazeta Sinjali.
“Smë ndalen lotët, jam me ju çdo moment, dhe gjithçka që lexoj për fëmijët që kanë humbur prindërit e që ende nuk e dinë…e shumë tjera të rënda që për Zotin e madh lutem çdo minutë për juve…. të gjithë së bashku” ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.
Kujtojmë se Morena Taraku është njëra ndër artistët e shumtë, të cilët kanë kontribuuar për qytetarët e Shqipërisë si me mjete financiare ashtu edhe me veshmbathje dhe produkte ushqimore./Gazeta Sinjali/