Institucioni mikrofinanciar “Monego” e ka humbur rastin në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu u bë e ditur në një njoftim të kësaj gjykate, e cila vlerësoi se aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës është në përputhje me të drejtën për gjykim të drejtë si dhe të drejtën për një proces të rregullt gjyqësor.
Përfaqësuesit e “Monego”-s i ishte drejtuar Kushtetueses, duke pretenduar se aktvendimi i Supremes është në kundërshtim me të drejtën për një proces të rregullt gjyqësor, të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm si dhe të drejtën për zgjidhje efektive.
Kushtetuesja pasi ka shpallur të pranueshme kërkesën e “Monego”-s, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Supreme ishte në përputhje me Konventën Evropiane, si dhe të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm./Gazeta Sinjali/