image Monedha e Brexit në qarkullim nga janari

Botë

Financa/ Monedha e Brexit në qarkullim nga janari

news image

Britania u largua nga Bashkimi Europian të premten, duke bërë të ngriten kështu veç të tjerash edhe pyetje mbi marrëdhëniet e saj të ardhshme tregtare, përçarjet e thella që ka shkaktuar mes shtetasve të vet, e së fundi edhe monedhën e re që ka krijuar.

Bëhet fjalë për monedhën 50 pens, e cila është prodhuar posaçërisht për të shënuar Brexitin.

10 milionë monedha të tilla hynë në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar duke nisur nga 31 janari, dita kur kjo e fundit u largua nga Bashkimi Evropian.

Tabloidet konservatore e mbështetën prodhimin e saj, por një pjesë e kritikëve, nisën një sfidë në rrjetet sociale e u kërkuan dhe të tjerëve ta ndjekin iniciativën e tyre për të shënuar mbi monedhat që përjetësojnë shkëputjen e Anglisë nga blloku europian, shprehjen: ”Unë e dua BE-në!”

Monedha ka të stampuar datën 31 janar 2020, dhe mban mbishkrimin “Paqe, begati e miqësi me të gjithë kombet”.

Prerjet e reja që kremtojnë ditën historike janë prodhuar në Royal Mint, në South Wales./Gazeta Sinjali/