image Momenti kur tre persona bllokohen brenda një ashensori të mbushur me ujë në ShBA

Botë

Momenti kur tre persona bllokohen brenda një ashensori të mbushur me ujë në ShBA

news image

Tre persona u bllokuan në ashensor të shtunën në mbrëmje, përderisa vërshimet gati mbushën me ujë ashensorin e ndërtesës në qendër të qytetit Omaha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja raportojnë se Tony Luu dhe miqtë e tij hipën në ashensor rreth orës 10 të mbrëmjes për të vëzhguar dëmet e shkaktuara nga breshri i vazhdueshëm dhe përmbytjet, për ta gjetur veten të mbërthyer në të, në katin përdhes, ndërsa uji vërshonte nga holli.

Sapo më arriti deri te barku, ne menduam: OK, kjo është e vërtetë”, ka rrëfyer Luu për ABC News, përcjellë Gazeta Sinjali.

“Ishte si diçka, si në një film”.

Ndërkohë kur gati ishin përmbytur, shoku i Luu, koka e të cilit duket që mezi kalon mbi vijën e ujit, shihet se është në telefon me shërbimet e urgjencës, duke u thënë që të nxitojnë.

Për fat të mirë, ata arritën ta hapnin derën, para se të arrinin aty shërbimet e para të emergjencës dhe të iknin së bashku me sasinë e shumtë të ujit./Gazeta Sinjali/