Tre persona u bllokuan në ashensor të shtunën në mbrëmje, përderisa vërshimet gati mbushën me ujë ashensorin e ndërtesës në qendër të qytetit Omaha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat e huaja raportojnë se Tony Luu dhe miqtë e tij hipën në ashensor rreth orës 10 të mbrëmjes për të vëzhguar dëmet e shkaktuara nga breshri i vazhdueshëm dhe përmbytjet, për ta gjetur veten të mbërthyer në të, në katin përdhes, ndërsa uji vërshonte nga holli.
“Sapo më arriti deri te barku, ne menduam: OK, kjo është e vërtetë”, ka rrëfyer Luu për ABC News, përcjellë Gazeta Sinjali.
“Ishte si diçka, si në një film”.
Ndërkohë kur gati ishin përmbytur, shoku i Luu, koka e të cilit duket që mezi kalon mbi vijën e ujit, shihet se është në telefon me shërbimet e urgjencës, duke u thënë që të nxitojnë.
Për fat të mirë, ata arritën ta hapnin derën, para se të arrinin aty shërbimet e para të emergjencës dhe të iknin së bashku me sasinë e shumtë të ujit./Gazeta Sinjali/