image Momenti kur shqiptari kapet brenda banesës me kanabis

Rajon

Rajoni/ Momenti kur shqiptari kapet brenda banesës me kanabis

news image

Mediat britanike kanë publikuar momentin e arrestimit të një shqiptari, i cili ndodhej brenda një banese ku kultivohej kanabis, në Swansea të Uellsit.

Bekim Selmani nuk i ka ndjerë forcat e policisë ku kanë hyrë brenda banesës, ndërkohë që vijonte të punonte me kanabisin.

“Wow”, dëgjohet të thotë një prej policëve kur shikon vazot e mbjellura me bimë narkotike. Më pas policët hyjnë në një prej dhomave dhe gjejnë aty Selmanin.

Gjatë kontrollit në banesë, autoritetet gjetën edhe shqiptarin tjetër Pashko Palucën.

Më shumë se 300 rrënjë kanabisi u zbuluan në banesën që shqiptarët kishin marrë me qira.

Selmani dhe Paluca u dënuan nga gjykata me dy vite burg. /Gazeta Sinjali/