image Momenti kur shoferi izraelit godet me shpejtësi një grup palestinezësh

Botë

Momenti kur shoferi izraelit godet me shpejtësi një grup palestinezësh

news image

Një shofer, me gjasë izraelit, përfshiu përpara një grup palestinezësh në Jerusalemin Lindor, pasi siç pretendohet, makina e tij u sulmua nga një turmë mes trazirave të vazhdueshme në qytet.

Sipas pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë një grup njerëzish duket se ndjekin një automobil të bardhë.

Automjeti ndalet dhe përpiqet të kthehet mbrapa pasi rruga mbingarkohet me makina të tjera.

Pas ndalimit të veturës, dikush përpiqet të hapë derën e pasagjerit në sediljen e pasme të makinës, ndërsa të tjerët duket se e godasin automjetin me gurë.

Automjeti më pas bën një kthim mbrapa, duke u zhdukur për pak kohë nga pamja.

Sekonda më vonë, ai kthehet me shpejtësi duke përplasur një burrë që qëndronte në rrugë, i cili supozohet se ka marrë pjesë në sulm.

Automjeti goditi një pengesë, duke u kthyer pjesërisht në njërën anë dhe një turmë më pas rrethoi makinën dhe filloi të hidhte gurë mbi të.

Siç raportojnë mediat, disa çaste më vonë, një polic izraelit arriti në vendin e ngjarjes, duke tërhequr armën dhe duke shpërndarë turmën.

Disa të rinj palestinezë u plagosën mes kaosit, sipas mediave lokale. Shoferi, si dhe një pasagjer në makinën e tij, pësuan lëndime gjithashtu.

Së paku deri më tani është e paqartë pse u veçua pikërisht ajo veturë pasi duke gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, automjetet e tjera në rrugë nuk ishin në shënjestër.

Incidenti tronditës ndodhi të hënën ndërsa forcat izraelite bastisën xhaminë Al-Aqsa, duke rezultuar në qindra plagosje.

Por autoritetet izraelite thonë se rendi është rivendosur në zonë.

Ndryshe, Jerusalemi është tronditur nga dhuna disa ditore, që rrjedh nga zemërimi në rritje për planet për të dëbuar me forcë familjet palestineze nga toka brenda pjesëve të aneksuara të Jerusalemit Lindor, territor që do t’u dorëzohet kolonëve hebrenj. /Gazeta Sinjali/