Një person ka filmuar momentin kur në Moskë një person ka qëlluar me kallashnikov në afërsi të selisë së Shërbimeve Sekrete të Rusisë.
Burri i veshur me të zeza nga koka në këmbë, ishte fshehur pas një shtylle të betonit dhe pasi që shkrepi disa plumba, mund të shihet se si rrëzohet në tokë.
Edhe pse më herët ishte raportuar se në sulm kanë marrë pjesë tre persona, policia një raportim të tillë e ka mohuar kategorikisht duke thënë se personi që është vrarë nga policia ka vepruar i vetëm.
Nga të shtënat ka humbur jetën një pjesëtar i FSB-së, dhe pesë tjerë janë hospitalizuar. Në vend të ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një granatë si dhe një çantë me mjete të dyshimta.