image Momenti kur një raketë godet një zonë banimi afër Kievit

Botë

Momenti kur një raketë godet një zonë banimi afër Kievit

news image

Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje, ku shihet momenti kur një raketë bie në një zonë banimi në Bucha, vend ky që gjendet në veriperëndim të Kievit.

Kjo raketë është hedhur pas lajmit se trupat ruse kanë hyrë në pjesët veriore të kryeqytetit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Trupat ruse janë në rrethet veriore të kryeqytetit në Kiev, kurse janë parë edhe tanke dhe automjete të tjera të blinduara në rrugë.

OKB-ja së fundmi ka bërë të ditur se të paktën 25 civil janë vrarë dhe 102 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të Rusisë.

/GazetaSinjali/