image Momenti kur Lugati ngatërron “dëshmorët” me “dëshmitarë”, bëhet viral në rrjete sociale - VIDEO

Bota e Yjeve

Momenti kur Lugati ngatërron “dëshmorët” me “dëshmitarë”, bëhet viral në rrjete sociale – VIDEO

news image

Një nga figurat më të këndshme dhe të dashura të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova është padyshim Gjon Karrica që tanimë më tepër njihet si Lugati.

Fatkeqësisht aventura e tij u ndërpre në gjysmë për shkak të përkeqësimeve shëndetësore dhe artisti nuk arriti ta përmbush udhëtimin e tij.

Por, ai ishte pjesëmarrës në spektaklin e fundit të organizuar në lidhje me shtëpinë e “Vëllait të Madh”, e që ishte post Big Brother VIP Kosova, ku përpos Lugatit pjesëmarrës ishin edhe ish banorët e tjerë, përfshirë Xhulin dhe Stresin.

Stresi dhe Xhuli iu rikthyen debatit për luftën e fundit në Kosovë, temë për të cilën kishin folur shumë edhe brenda shtëpisë.

Me të dëgjuar këtë ka reaguar Lugati, i cili në bisedë e sipër ka ngatërruar fjalën “dëshmor” me “dëshmitar”.

“Nëse nuk flitet rreth Big Brother Vip Kosova dhe eksperiencat tona, nuk kemi nevojë t’i luajmë eshtrat e dëshmitarëve”, ka thënë Lugati pos tjerash, derisa i njëjti reagim është bërë viral në mediat sociale.

/GazetaSinjali/