image Momenti kur Kejvina u përgatit ta lë shtëpinë e Big Brother Albania natën që hyri - VIDEO

Bota e Yjeve

Momenti kur Kejvina u përgatit ta lë shtëpinë e Big Brother Albania natën që hyri – VIDEO

news image

Big Brother Albania Vip 2 ka filluar mbrëmë me sezonin e tij të dytë në Shqipëri.

Emrat VIP që iu bashkuan këtij reality show janë: Kiara Tito, Dea Micheli, Ariana, Gent Hazizi, Armaldo Kllogjeni, Olta Gixhari, Efi & Mikela, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj, Ronaldo Sharka, Kejvina Kthjella, Tea Trifoni, Luis Ejlli, Amos Zahari dhe Krist Dragoti.

Njërës nga banorët mbrëmë iu bë një befasi nga Vëllai i Madh.

Modeles Kejvina Kthella iu tha se do të largohej mbrëmë nga shtëpia, por asaj nuk iu hap dera pasi ishte një lojë.

Kthella e mirëpriti largimin e saj, por si përfundim ajo nuk u largua dhe e ka filluar lojën në shtëpinë e Big Brother Albania.

Ndryshe, Big Brother Albania moderohet sërish nga Arban Osmani, si opinionist është bashkuar sërish Arbër Hajdari që ishte gjithashtu edhe edicionin e kaluar dhe krah tij do të jetë gazetarja Zhaklin Lekatari.

/GazetaSinjali/