image Momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë në ajër avionin rus
[wp-story id="814678"]

Botë

Momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë në ajër avionin rus

news image

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video ku tregojnë se kanë shkatërruar një aeroplan luftarak rus përmes sistemit mbrojtës mbi Kharkiv.

Në video shfaqet avioni që merr flakë në ajër dhe bie.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar për humbjet e Rusisë në territorin e saj që nga kur filloi agresioni.

Në të dhënat e fundit, autoritetet ukrainase thonë se janë vrarë 11 mijë veta nga personeli ushtarak dhe janë shkatërruar mijëra automjete të tjera ushtarake.

Megjithatë, shifrat që i publikon Rusia për humbjet e saj në Ukrainë janë të dukshëm më të vogla.

/GazetaSinjali/