Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, sot gjatë protestës së mbajtur para Qeverisë është përplasur me zyrtarët policorë, pasi ai kërkonte që ata të zmbrapseshin dhe t’iu drejtohej protestuesve nga shkallët e hyrjes së objektit të Qeverisë.
Kjo kërkesë e Molliqajt fillimisht u refuzua, çka çoi në tensionim të situatës.
Në disa pamje të publikuara gjatë protestës, Molliqaj shihet se në një moment e godet me shuplakë në fytyrë njërin prej policëve.
Në videon e mëposhtme nga minuta 01:50 gjeni momentin kur Molliqaj godet policin.