Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën.
Siç raporton BBC, të paktën 65 persona të burgosur humbën jetën.
Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se në bord ishin edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo, i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale (08:00 GMT).
🚨Russian Il-76 heavy transport aircraft has CRASHED near Belgorod 40 kilometres north of Ukraine border.#Airdrop #OperationGoldsmith pic.twitter.com/NmsTfSWUfk
— UltimateMaster (@ultimateemaster) January 24, 2024
Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha se Kremlini ishte në dijeni të përplasjes, por nuk pranoi të hynte në detaje.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria ruse e Mbrojtjes e cila tha se rrëzimi i aeroplanit ushtarak ndodhi në rajonin e Belgorodit në Rusi.
“Po transportoheshin në Belgorod ku pritej të ndodhte shkëmbimi i të burgosurve”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.
/1. An Il-76 military aircraft crashed in the Korochansky district of the Belgorod region. – Russian media pic.twitter.com/OjemDyDQWT
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) January 24, 2024