image Momenti i shpëtimit të 13-vjeçares dhe 45-vjeçarit nga ekipet e FSK-së në Turqi - VIDEO

Evropë

Momenti i shpëtimit të 13-vjeçares dhe 45-vjeçarit nga ekipet e FSK-së në Turqi – VIDEO

news image

FSK ka ndarë pamjet e momentit të shpëtimit të 13-vjeçares dhe 45-vjeçarit nga ekipet e FSK-së pas tërmetit në Turqi.

FSK njofton se sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 50 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar.

Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

https://www.facebook.com/watch/?v=1813347462385168

/GazetaSinjali/