image Momente tmerri, rrëfimi i ukrainases: Plasi bomba në 4 të mëngjesit, xhami më ra në shpinë
[wp-story id="814678"]

Botë

Momente tmerri, rrëfimi i ukrainases: Plasi bomba në 4 të mëngjesit, xhami më ra në shpinë

news image

Një raketë e hedhur nga forcat ruse i ka shkatërruar ballkonin e shtëpisë dhe disa orendi brenda saj.

Ukrainasja ka rrëfyer momentin kur banesa ku jetonte u godit nga forcat ruse. Sipas BBC, ajo është shprehur se është zgjuar me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm ndërkohë që ka parë raketat duke “fluturuar në qiell”

 “U largova nga dritarja dhe më pas  bum. Xhami i thyer më goditi shpinën. Unë u trondita.“- tha ajo. 

Ajo jeton në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të dëmtuara nga një raketë që u hodh nga forcat ruse dje. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.

Tani Tetyana planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh.

“Luftën e kam parë vetëm në filma, tani po e përjetoj vetë.

/GazetaSinjali/