image Momente dramatike kur njerëzit tentojnë t’i shpëtojnë uraganit

Botë

Video/ Momente dramatike kur njerëzit tentojnë t’i shpëtojnë uraganit

news image

Uragani i frikshëm Dorian po tmerron Amerikën, teksa po përhapet me shpejtësi, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Uragani ka goditur ishujt Bahamas, duke lënë të paktën 5 të vdekur dhe 21 të plagosur.

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrshme, teksa një grup njerëzish përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre nga përmbytjet masive. Në video dëgjohet një grup njerëzish, që bërtasin të tmerruar dhe vazhdojnë të notojnë për të mbijetuar nga uragani.

Ndërsa vazhdojnë të luftojnë kundër rrymës, njerëzit kapin pemë të shkulura në përpjekje për t’i ndihmuar njëri-tjetrit të dalin nga ai kaos.